Miratohet buxheti i Tiranës

26/02/2014 00:00

Më në fund Bashkia e Tiranes ka buxhetin e saj për vitin 2014 prej rreth 8.3 miliardë lekë.
Pas më shume se dy orë diskutime këshilltarë të majtë dhe të djathtë
kanë rënë dakort unanimisht për të miratuar në mbledhjen e Këshillit
Bashkiak kete buxhet.

“Mendoj që nga ky moment ne ndahemi nga një e kaluar dhe vijmë në një të sotme krejtësisht ndryshe, ku një forcë kundërshtare e kryetarit të Bashkisë jep votën për të miratuar Buxhetin e Tiranës”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak.

Gjatë diskutimeve këshilltarët e majtë janë ankuar për mungesë transparence.

“Ama që gjithë komunikimi i Bashkisë me ne nuk ka qenë transparent, kjo është mëse evidente”, tha Adriana Berberi, këshilltare e PS

“Në planin e detajuar ju do të shihni një listë të rrugëve, të cilat do të fillojnë për herë të parë. Mënyra si ka vepruar Bashkia e Tiranës në vitin 2013 është e tillë ne nuk kemi hapur asnjë punim të ri, absolutisht asnjë punim të ri pa mbyllur të vjetrit dhe shumica prej tyre janë të mbyllur apo në pjesën e fundit të financimit. Bërja e projekteve kërkon kohën e saj. Kushdoqoftë administrata e kësaj bashkie të paktën do të kenë projekte për t’u financuar”, tha Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë.

Nuk kane munguar debatet, ndonëse te dy palet kane qene te interesuar per miratimin e buxhetit te Bashkise,i cili ishte kthyer per rishqyrtim nje muaj me pare.

Ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratuan disa ndryshime ne sistemin e taksave dhe tarifave te cilat lidhen me rritjen e tarifes  per ushqimin ne kopshte dhe çerdhe, ulje ne 30 % te takses se baneses. Nje pike tjete e debatit ka qene ajo e shpronesimit te qytetarëve, te cilet preken nga projekti i Bulevardit te Tiranes, per te cilin nënkryetari i Bashkisë Bozdo tha se ‘ne kemi planifikuar nje buxhet prej 4.5 milionë dollare qe do te shkojne per shpronesimin’.

“Qeveria ka nisur një proces verifikimi të situatës në atë zonë të kryeqytetit në lidhje me konfliktet e pronave, në lidhje me procesin e hipotekimit apo legalizimit që është kryer në atë zonë, i është deleguar prefektit të Tiranës, i cili ka nisur një proces verifikimi me të gjitha institucionet që merren me këtë proces, që do të thotë është një proces i drejtë, i cili shmang çdolloj problemi që mund të lindë. Nëqoftëse ne duam dhe nuk ka patur njeri kundër, që të zhvillohet edhe ajo pjesë e kryeqytetit, nuk mund të marrin përgjegjësinë, që atë pjesë të kryeqytetit ta zhvillojmë përmes konflikteve sociale që janë”, tha Dalipi.

Me pare se te fillonte mbledhja e keshilit bashkiak, pronare te cilet preken nga zgjatimi i bulevardit te Tiranes kane protestuar për shpronësimet para Bashkisë.

Top Channel