Ligjet miratojnë ndryshimet në policinë e burgjeve

26/02/2014 00:00

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet për policinë e burgjeve.

Opozita e braktisi mbledhjen duke mos marrë pjesë në votimin e ligjit që pritet të diskutohet nen për nen ditën e premte nën Komisionin e ligjeve.

Ditën e djeshme gjatë mbledhjes së këtij komisioni ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, e cilësoi të kalbur sistemin e burgjeve dhe theksoi se kërkohet modernizimi i rolit të policit të burgut.

Top Channel