Katy Perry rikthehet beqare

26/02/2014 16:50

Katy Perry dhe John Mayer janë ndarë, raportuan të mërkurën mediat rozë.

Sipas burimeve të sigurta, këngëtarja 29-vjeçare vendosi që të mbyllte lidhjen me muzikantin 36-vjeçar gjatë ditëve të fundit.

Për momentin, nuk janë publikuar të dhëna për arsyet që mund të kenë rikthyer Perry sërish në beqari.

Megjithatë, “TMZ” raportoi se këto dyshime konfirmohen edhe nga mungesa e dyshimtë e Mayer në turin e fundit të Katy në Londër dhe Milano.

Që prej ditës së premte, Meyer mbetet në banesën e tij në Los Anxhelos.

Megjithatë, do të duhet pak kohë për të mësuar nëse këtë herë, Perry dhe Mayer janë ndarë përfundimisht, pasi që prej njohjes së tyre në 2012-n, çifti ka qenë protagonist i disa zënkave që kanë sjellë ndarje të përkohshme.

Një prej këngëtarëve më të suksesshme në skenë, jeta sentimentale e Perry nuk ka qenë edhe aq e lehtë, që prej divorcit me ish-bashkëshortin Russell Brand në Dhjetor 2011.

Top Channel