Tiranë, zjarr në shkollën ‘Konferenca e Pezës’

25/02/2014 00:00

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e të martës katin e tretë të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në kryeqytet.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ku ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe mësuesit dhe kanë neutralizuar flakët.

Sipas policisë, shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në automatin e katit të tretë i cili ka marrë flakë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, e cila fatmirësisht nuk u shoqërua me të lënduar.

Top Channel