Robin Thicke anulloi një koncert në Atlanta ditën e premte, ndërsa mediat spekulojnë se ai është duke realizuar përpjekjen e fundit për të shpëtuar martesën e tij me Paula Patton.

Sipas faqes “TMZ”, Robin u kthye në Kanada për t’u përballur me bashkëshorten, pasi ajo i kërkoi divorcin.

38-vjeçarja Paula ndodhet aktualisht në Vankuver, duke u marrë me xhirimet e një filmi dhe Robin anulloi koncertin, me qëllim që të përballet dhe të përpiqet t’i ndryshojë mendim bashkëshortes.

Pavarësisht kësaj përpjeke të dëshpëruar, Thicke duket se mund të fajësojë vetëm veten për krizën që po kalon martesa e tij.

Pas videos tepër provokuese me të cilën këngëtari u bë protagonist me modelen Emily Ratajkowski, ai është fotografuar disa herë në shoqërinë e femrave të tjera, madje në disa raste shtypi ka pasqyruar 36-vjeçarin edhe në pozicione tepër kompromentuese me fanset e tij.

Top Channel