Morgan mbyll emisionin në “CNN”

24/02/2014 16:00

“Talk-show” i mbrëmjes në “CNN”, i drejtuar nga britaniku Pirce Morgan u mbyll. Ish-redaktori i të përditshmes “Daily Mirror” i tha “New Jork Times” se ka qënë një periudhë e vështirë për emisionin e tij, veçanërisht pas rënies së shikueshmërisë krahasuar me konkurrentet “Fox News” dhe “MSNBC”.

48-vjeçari zëvëndësoi veteranin e CNN-it, Larry King, 3 vjet më parë dhe intervistoi politikane dhe  njerëz të famshëm, përfshirë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, financiarin Worren Buffet, ndërsa Oprah Winfrey ishte e ftuara e tij e parë.  

Por, çfarë mori më shumë vemendje ishin deklaratat e tij për çështjen e armëve. “Shikoni, jam një britanik që debatoj për çështjet kulturore amerikane, përfshirë armët, një teme që solli shume përplasje ne Shtetet e Bashkuara. Pa dyshim duhet të ketë shumë shikues, të lodhur nga idea se unë kam të drejtë”, tha atëherë Morgan.

Pirce Morgan tha se preferon të bëjë më pak dalje publike, për të patur më shumë ndikim. “Intervistat me njerez të famshëm dhe të rëndësishëm- tha Morgan- më përshtaten me mirë”.

Morgan shpjegoi se ai është në negociata me bordin e drejtuesve te “CNN”, për të patur një rol të ri në kanalin e madh televiziv, pas mbylljes së emisionit të tij, ndoshta në muajin Mars.  

Por, rrjeti televiziv nuk bëri asnjë koment për të ardhmen e Morganit brenda tij. Në fillim të këtij muaji u mësua se Morgan ishte pyetur nga policia për “çështjen e përgjimeve” në grupin e gazetave “Mirror”.

Ai nuk pranoi asnjehere se ishte i perfshire. Perpara se të niste punën në “CNN”, Morgan ishte redaktor në të përditshmen britanike “Daily Mirror” dhe u shkarkua nga puna sepse gazeta publikoi disa foto false të trupave britanike që abuzonin ndaj të burgosurve irakianë. Pas kësaj, ai u zgjodh anëtar i jurisë në spektaklin “Britain’s Got Talent”.

Top Channel