Mbingarkesa e teksteve shkollore

24/02/2014 00:00

Mësuesit e shkollave nëntevjeçare dhe të mesme kanë argumentuar se tekstet me të cilat punojnë e mësojnë nxënësit shqiptarë jane të mbingarkuara, me përseritje temash, mbivendosje programesh dhe shpesh herë aspak të qartë.

Mësueset propozuan që për një kurrikul ku janë 7 deri në 11 alternativa, përzgjedhja e parë të bëhet nga ministria, e cila në komisionin e mësuesve të çojë tre alternativa.

“Do vijojë edhe sivjet me atë numër tekstesh, 10-11. Është absurde që ne t’i shohim ato. Mendoj se organet përgjegjëse, sidomos Ministria e Arsimit, duhet të ngrenë një grup pune që të shqyrtojë alternativat dhe që tek mësuesit të vijnë 3 tekste maksimumi. Nëse vijnë 10 tekste, atëherë ka informalitet”, deklaroi mësuesja Klaudeta Çela.

Këshilltari i ministres së Arsimit, Agim Leka tha se këtë vit nuk do të ketë asnjë tekst të ri. Mësuesit dhe prindërit duhet të përzgjedhin tekstet më të mira mbi bazë të bindjeve të tyre.

“Për përzgjedhjen e tekstet do të merret një vendim, do të dalë dokumenti përkatës dhe mësuesit sërish do të jenë ata që do të bëjnë zgjedhjen. Nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, asnjë ndikim. Do bëhet një zgjedhje e pastër në mënyrë që nxënësit të mund të kalojnë nga njëra klasë tek tjetra, apo nga njëra shkollë tek tjetra”, deklaroi Leka.

Dhjëtra mësues të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare janë mbledhur për të diskutuar mënyrat për zgjedhjen e teksteve më të mira.

Top Channel