Vlorë, bllokohet një gomone e madhe

23/02/2014 00:00

Në fshatin Dëllënj të Vlorës është gjetur një gomone e madhe që dyshohet se po priste në bregdet të mbushej me drogë.

Gomonia është 7 metra e gjatë dhe me motor 250 kuaj fuqi.

Kanë qenë disa peshkatarë që kanë sinjalizuar policinë për vendndodhjen e gomones.

Forcat DELTA po krehin zonë pasi dyshohet se mund të ketë sasi të mëdha droge.

Top Channel