Swanapoel rikthehet të mahnisë

23/02/2014 14:45

Candice Swanapoel ka bërë miliona falë trupit të saj të mrekullueshëm dhe ditën e dielë, bukuroshja afrikanojugore u rikthye të tregonte se përse konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në botë.

Supermodelja e “Victoria’s Secret” gëzoi fansat e saj nëpërmjet postimit të një fotoje, në të cilën shfaqej e lagur, me një bikini të kuq, pranë një palme.

Swanapoel postoi këtë imazh vetëm pak ditë pasi mori pjesë në promovimin e linjës së re të Narcisio Rodriguez “Bottletop”, një kompani veshjesh dhe aksesorësh.

 

Top Channel