Donika Prifti u largua nga puna në vitin 2011, ishte specialiste e
studimit të tregut në një njësi minibashkiake në Tirane. Ajo nisi
betejën për drejtësi në Gjykatën Civile, e cila në Shkallën e Pare u
shpreh se prishja e kontrates se punës i kishte shkaktuar dëm zonjes
Prifti.
Pala e paditur e apeloi verdiktin, në një kohë që për shkak te nisjes nga puna ne Gjykates Administrative, Gjykata e Apelit shpalli moskompetencen, ashtu si edhe qindra dosje qe zvarriteshin gjykatave e qe kaluan per kompetence ne gjykaten me te re.
“U zvarrit mbi një vit. Gjykata Administrative pas marrjes së cështjes më njoftoi vetëm tre ditë përpara ditës së gjyqit, ku më kërkonte të parashtroja qëndrimin tim”, thotë Prifti.
Ne baze te nje vendimi unifikues te Gjykates se Larte, që urdhëron që gjykatat të heqin dorë nga çështjet gjyqesore administrative, Gjykata Administrative e Apelit në Tirane, po perballet me nje bum çeshtjesh per te cilat te gjitha Gjykatat e Apelit ne shkalle vendi kane shpallur moskompetencën.
Gjate nje interviste per Top Channel, kancelari i Gjykatës Administrative Leonard Strataj thekson se aktualisht ndodhen nen proces 1040 çeshtje, por pritet qe ne javet ne vijim fluksi i dosjeve te shtohet.
“Momentalisht e përballojmë, por me prurjet që po vijnë ka aktualisht rreth 2 mijë cështje të tjera që do të sjellin në Gjykatën tonë. Më vonë besoj se do të kemi ndihmësa gjyqësore, gjë të cilën e parashikon edhe vetë ligji”, thotë Strataj.
Por kancelari sygjeron qe te rishikohet mundesia per te shtuar numrin e sekretareve gjyqesore.
Top Channel