PD: Ekonomia drejt recesionit

22/02/2014 00:00

Ish-ministri demokrat i Financave Ridvan Bode parashikon, sipas tij, një situatë ekonomike të zymte këtë vit.

Megjithë parashikimin për 2014 te rritjes se te ardhurave ne masen 18 %, ai thote se ne janar jane programuar 2 % te ardhurave me te uleta se nje vit me pare, çka sipas tij deshmon se ecuria e te ardhurave do te jete shume larg objektivave. 

Shtuar kesaj, thote ai, edhe renien e nivelit te kursimeve tre here me pak nga nje vit me pare dhe po aq burimet e financimit te ekonomise, ish-ministri i Financave paralajmeron, sipas tij, ekonomi ne recesion, per te cilen ben pergjegjese Qeverine.

“Jo qe nuk eshte dhene kredi e re per te financuar zgjerimin e bizneseve, hapjen e vendeve te reja te punes, por eshte terhequr nga kredia qe ka pasur në dispozicion nga sistemi bankar dhe me nje shifer prej 4.4 te nivelit te kredive do te thote qe mundesite per te financuar zgjerimin e biznesit, rritjen e ekonomise jane tashme te ezauruara. Eshtë e qartë që ekononomia vjen duke u dobësuar dhe Qeveria po e fut vendin drejt një rrënimi të shpejtë ekonomik dhe një recesion për vitin 2014”, tha Bode.

Ish-ministri, dora vete qe per tete vjete zhyti ekonomine shqiptare ne borxhe ka kurajo dhe flet per renie ekonomike, deklaroi PS ne pushtet. Vetem borxhi i padeklaruar ndaj bisnesit qe Bode la, ishte plot 720 milione dollare, deklaroi Ervin Bushati.

“Ata e zhytën vendin në borxh, ne po lajmë borxhet e tyre”, tha Bushati.

Ne kater te muaj te qeverisjes se majte, u ulen taksat per 97 % te shqiptareve, u hoq taksa e bisnesit te vogel dhe tatim fitimi per te nga 10 % u ul ne 7.5, deklaroi PS. Duke i perballur ish-ministrit te Financave te tjera shifra qe tregojne sipas PS nje tjeter realitet nga ai qe Bode paraqiti, Bushati shtoi se per periudhat tetor – janar, Doganat kane mbledhur 17 % me shume te ardhura dhe Tatimet 3.1 miliardë leke me shume krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, duke kundershtuar ish-ministrin demokrat edhe per uljen e burimit te financimit te ekonomise.

“Buxheti i Qeverise se re injekton jo vetem gjate 2014 plot 1.1 miliard dollare, jo vetem duke shlyer 350 milionë dollare borxhe te trasheguar nga Qeveria e kaluar, por edhe duke investuar fort ne ekonomine e shqiptareve. Jemi të vendosur ta rimbëkëmbim ekonominë dhe të rikthejmë besimin e investitorëve vendas dhe të huaj në ekonominë shqiptare”, tha Bushati.

Top Channel