Video/ E pazakontë në Meksikë, ceremonia mortore kthehet në festë, e veja përcjell partnerin drejt banesës së fundit duke bërë ‘twerk’
Duket se Christina Aguilera po përgatit planet për një martesë dhe një fëmijë të dytë.
Një javë pasi këngëtari Matt Rutler dhe trajnerja e “The Voice”, zbuluan se ata ishin fejuar së bashku, raporte të ndryshme sugjerojnë se ata presin gjithashtu edhe fëmijën e parë të tyrin.
Aguilera, 33 vjeç, dhe Rutler, 29 vjeç, janë lidhur prej vitit 2010, kur Aguilera u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Jordan Bratman. Ylli i muzikës solli në jetë djalin e saj, tashmë 6-vjeçar, Max, në vitin 2008, nga martesa me ish-bashkëshortin Bratman.
Ndonëse Aguilera duket se mezi priste ta bënte publik lajmin për fejesën e saj; ajo publikoi një foto me unazë në gisht, në Tëitter, më 14 Shkurt; ajo ende nuk ka pasur asnjë reagim ndaj raportimeve të shtatzanisë.
Duket se dikush pranë superstarit ka folur prapa krahëve të saj. Revista “People” citon një burim të brendshëm, i cili njofton se Aguilera dhe Rutler janë “tepër të dashuruar dhe shumë të lumtur për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm”.
Top Channel