Nis aventura në “Big Brother 7”

21/02/2014 00:00

Kanë nisur aventurën në ‘Big Brother’ banorët e shtëpise më të vëzhguar,
por me surpriza që në fillim të këtij edicioni të shtatë.

Njera prej konkurrenteve, Andia, vendosi te largohet per arsye familjare, vetem pak minuta pasi hyri brenda ne shtepi. Zgjedhja e saj ndikoi edhe ne largimin e nje tjeter konkurrenti, Ervinit. Kjo sepse kete vit, ‘Big Brother’ ka vendosur qe pjesa dominuese e banoreve, te garojne ne çifte dhe fati i tyre te lidhet me njeri-tjetrin, duke u konsideruar si nje konkurrent i vetem.

Tete djemte zgjodhen tete vajza pa ditur se kush ishin, ne baze te nje karakteristike me te cilen ishin identifikuar secila prej tyre.

Me largimin e nje çifti, tashme brenda mureve te shtepise gjenden 7 cifte dhe tre vajza qe garojne individualisht, me nje numer ne total prej 17 banoresh.

Por cilet jane ata?

Mikela, 38 vjec, nga Tirana. Punon ne Ministrine e Integrimit dhe merret me sporte, kryesisht ne natyre. Meridjani, 30 vjeç, banues ne Tirane, ku punon si menaxher baresh.


Daniela
, 28 vjec nga Elbasani. Ka studiuar juridik. Fatjoni, 28 vjec nga Novosela, por jeton ne Itali, punonjes ne poste.
 
Nevila, 23 vjec nga Tirana, animatore. Valeri, 28 vjec nga malesia e Madhe, ish model, aktualisht mjek.

Esterina, 20 vjec nga Elbasani, por banuese ne Tirane, punon ne nje ‘call center’. Eraldi, 24 vjec nga Durresi, studjon ne Universitetin e Sporteve ne Tirane.

Jona, nga Elbasani, estetiste. Rigelsi, 28 vjec nga Pogradeci. Pas nje jete problematike, sot ai i dedikohet sportit dhe eshte besimtar.

Violeta eshte polake dhe jeton prej shtate vitesh ne Shqiperi, ku ka punuar si modele dhe ka studiuar per t’u bere stiliste.Arditi 26 vjeç nga Shkodra, merret me menaxhim lokalesh.

Matilda
, 24 vjec nga Tirana, jeton me familjen ne Greqi ku punon parukiere. Enkelejdi, 29 vjec, ka jetuar mes Shqiperise,  Greqise dhe Italise. Ka pasion kinemane dhe sportet.

Vajzat single jane: Adriana nga Kosova, Juliana nga Lezha dhe Esida nga Cërriku. Ato jane ngarkuar me mision sekret nga Big Brother, qe gjate kesaj jave te percajne ciftet. Nje tjeter sekret, dy prej banoreve jane realisht cift, te martuar.

Mes surprizash e te fshehtash, nisi keshtu aventura 100 ditore per banoret, nen vezhgimin dhe sfidave te vazhdueshme te ‘Big Brother’.

Top Channel