Kujtohet dëshmori Feti Vogli
20/02/2014 00:00
Batalioni i Specialeve në Zall Her ka përkujtuar Dëshmorin e Atdheut,
kapiten Feti Voglin ne 2-vjetorin e rënies se tij, gjatë misionit
paqeruajtës ‘Eagle 4’ në Afganistan.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ne kete ceremoni perkujtimore u shpreh se, kapiten Vogli la pas veprën e tij që vështirë se do të mund të harrohet, ai është tashmë pjesë e memories tonë kombëtare.
Per te kujtuar vepren e deshmorit Vogli ne ceremoni merrnin pjese edhe gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, familjarë dhe të afërm të kapiten Feti Voglit, te cilet vendosen kurora me lule ne memorialin e tij.
Top Channel