Më 20 shkurt të vitit 1991, u përmbys monumenti i Enver Hoxhës dhe bashkë me të ra dhe diktatura komuniste.
Sot pas 23 vjetësh, Tiranes kryeqytetit të shqiptarëve iu rikthye edhe një pjesë e lulishtes që mbahej ende peng, që nga periudha e komunizmit. Eksperti i territorit Artan Lame, tha se qytetareve te Tiranes po i rikthehet nje pjese e territorit, e cila iu mor ne vitet 50.
“Ishte një pjesë e ish-Bllokut, i fundmi mur i ish-Bllokut i mbetur në këmbë në Tiranë. Nëse Blloku u rrëzua në 91, kjo është copa e fundit që po rrëzohet sot. Ndoshta lidhet edhe me ngjarjen e 23 viteve më parë. Ne po legalizojmë për qytetarët një lulishte që e kishte zënë pa leje shteti”, thotë Lame.
Deri para pak ditesh kjo siperfaqe ishte pjese e territorit te ish-viles se Mehmet Shehut. Por sot iu rikthye qytetareve edhe pse pjesa rrethuese eshte ruajtur pasi mban mbi vete vlera historike e kulturore.
“Kjo lulishte ishte ndarë përgjysmë. Pjesa tjetër përdorej, ndërsa rrethimi nuk lejonte futjen e njerëzve në këtë pjesë. Ka një basen me ujë, ka disa rrugica të bukura, ballafaqohet me vilën në fund. I vetmi rrethim që qëndron në këmbë është thjesht për të mbetur një gjurmë nga e kaluara”, thotë Artan Shkreli, nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore.
Qytetaret e Tiranes tanime do te kene edhe nje tjeter hapesire ku mund te çlodhen apo te shetisin me femijet e tyre.
Top Channel