Plagoset minatori, jashtë rrezikut për jetën
19/02/2014 00:00
Një tjetër minator është plagosur sot në minierën e Martaneshit, teksa punonte për të nxjerrë krom.
Ai ka marrë plagë në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kjo konfirmohet nga bluzat e bardha të spitalit të Burrelit, ku dhe u transportua menjëherë pas plagosjes. Një ditë më parë, një tjetër minator mbeti i plagosur teksa punonte në galerinë 6-2, në zonën D të minierës së Bulqizës.
Top Channel