Irina Shayk, bukuri e paarritshme

19/02/2014 17:00

Irina Shayk vazhdon të konfirmojë arsyet se përse konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në botë, në çdo dalje publike në të cilën është prezente.

Një prej ikonave të modës, 28-vjeçarja ishte e pranishme në festën e organizuar nga revista “Sports Illustrated”, me rastin e 50-vjetorit të themelimit të saj.

Siç është mësuar të bëjë shpesh, rusja tërhoqi të gjithë vëmendjen e publikut, nëpërmjet një fustani të zi të mrekullueshëm, i cili nxorri në pah format e saj të lakmuara.

Disa ditë më parë, Shayk ishte e pranishme edhe në një tjetër ceremoni të rëndësishme, atë të organizuar nga kompania e prodhimit të kukullave “Barbie”, në të cilën ajo u demonstrua edhe një herë më shumë e paarritshme.

 

 

 

Top Channel