I zë korrenti, vdesin dy persona

19/02/2014 00:00

Një 12-vjeçare nga Shkodra dhe për një elektricist nga Lezha kanë gjetur
vdekjen aksidentalisht, pas kontaktit me rrymën elektrike.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 12-vjeçarja P.Tatgjoni ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka shkelur mbi një përcjellës energjie të këputur.

Ndërsa në fshatin Zejman të Lezhës ka humbur jetën elektricisti Pashk Tanushi, 60 vjeç. Ky i fundit ishte në krye të detyrës, por kontakti me rrymën elektrike ka qenë fatal, duke i marrë jetën. Policia po punon për zbardhjen e të dy ngjarjeve aksidentale.

Top Channel