Di Caprio përgënjeshtron lidhjen me Agdal

19/02/2014 17:50

Së fundmi, është përfolur shumë mbi një lidhje të Leonardo Di Caprios me supermodelen Nina Agdal.

Megjithatë, aktori hollivudian përgënjeshtroi në mënyrën më të mirë të mundshme të gjithë këto thashetheme, duke udhëtuar në një resort alpin në Courchevel në Francë, së bashku me të dashurën e konfirmuar, supermodelen tjetër Toni Garrn.

39-vjeçari, i veshur trashë dhe i mbuluar me një kapuç, duket se e përballoi me më shumë vështirësi kushtet e temperaturës nën zero, krahasuar me 21-vjeçaren Garrn, e cila u shfaq vazhdimisht aktive dhe e qeshur në këto pushime.

Top Channel