Rihanna e tepron me veshjen në restorant

17/02/2014 16:20

Rihanna u rikthye të bënte atë që di të bëjë më mirë… të vendoset në qendër të opinionit publik me teprimet që është mësuar të bëjë në jetën e saj të çrregullt.

Këngëtarja 25-vjeçare u vesh në mënyrë shumë provokuese, për të ngrënë një darkë të thjeshtë me disa miq në restoratin e saj të preferuar italian të Los Anxhelosit.

E lindur në Barbados, Rihanna u fotografua e veshur me rrobdshan sexy, të mbuluar vetëm nga një pelerinë e gjatë.

Ekstravagante, por edhe e veshur kushtueshëm, Rihanna mbathi një palë këpucë të shtrenjta të markës prestigjioze “Christian Louboutin” dhe një varëse të trashë prej ari.

Top Channel