Sheen do të martohet për së katërti

16/02/2014 10:00

Charlie Sheen do t’i drejtohet altarit për herë të katërt.

Ndonëse aktori 48-vjeçar ka lënë pas tre divorce, atij nuk i ka kaluar ende dëshira për t’u martuar, ndonëse në mënyrë të qartë, fjalët “deri sa vdekja t’iu ndajë” nuk kanë të njëjtin kuptim për aktorin.

Nga Hauai, ylli i “Anger Management” i propozoi për martesën të dashurës 24-vjeçare, Brett Rossi, në ditën e Shën Valentinit.

Babai i dy fëmijëve me aktoren Denise Richards, Sheen është vendosur në vitet e fundit vazhdimisht në qendër të vëmendjes, për shkak të problemeve të tij me varësitë, një lidhje poligamie apo dobësisë që ka për disa aktore pornografie.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel