Putin është martuar në fshehtësi

16/02/2014 10:35

Vladimir Putin mund të jetë martuarnë fshehtësi. Këto janë theshethemet që përfshinë një seri mediash rozë gjatë të dielës pasi e dashura e përfolur e Presidentit të Rusisë u pa në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit duke mbajtur një unazë martese në gisht.

Marrëdhënia midis 61-vjeçarit Putin dhe 30-vjeçares Kabayeva përflitet që kur kjo e fundit vizitoi Kremlinin pas një suksesi të arritur në gjimnastikë, sportin që ajo praktikon, gjashtë vite më parë.

Megjithatë, lajmi për ndarjen e Putin me bashkëshorten e tij Ludmilla, në verën e 2013-s, riktheu në qendër të vëmendjes publike marrëdhënien e tyre.

Tashmë, pasi Alina Kabayeva u pa e unazë martese, bëhet gjithmonë edhe më e mundur që ajo e Putin të kenë kurorëzuar dashurinë e tyre në një martesë që ka mbetur larg vëmendjes së publikut, për arsyet që nëse është e vërtetë, vetëm ata mund t’i shpjegojnë.

Ndonese marredhenia midis tyre eshte gjeresisht e njohur, Putin dhe Kabayeva nuk e kane konfirmuar kurre ate me pare ne publik.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA