Romancë Jared Leto-Lupita Nyong’o?

15/02/2014 00:00

Jared Leto dhe Lupita Nyong’o duket se nuk i bashkon vetëm kandidimi për cmimet OSCAR, përkatësisht si aktor joprotagonist dhe aktore joprotagoniste.

Mediat rozë në Shtetet e Bashkuar flasin për një romancë mes të dyve. Së fundmi ata janë fotografuar thuajse të pandarë në daljet në publik, që prej ndarjes së cmimeve “Golden Globe”.

Pas kësaj 42-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë frekuentuar më shpesh dhe të mërkurën janë parë duke darkuar në restorantin e një hoteli në Nju Jork. Dëshmitarët okularë thanë se ata dukeshin të afërt dhe të ngrohtë me njëri-tjetrin.

Për momentin asnjëri prej tyre nuk ka reaguar mbi këtë lajm.

Jared Leto kandidon për çmimet OSCAR si aktor joprotagonist për rolin e tij në filmin “Dallas Buyers Club”, ndërsa Lupita Nyong’o për rolin e saj në filmin “12 Years as a Slave”.

Top Channel