Tekstet për shkollat e minoritetit

14/02/2014 00:00

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Vangjel Tavo zhvilloi
një interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita
Nikolla lidhur me masat e marra nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve për
çështjen e mungesës së teksteve shkollore në gjuhën amtare për shkollat
e minoritetit.

Problemi në fjalë vjen i trashëguar në vite tha Tavo dhe zgjidhja e kësaj çështje vlerësohet si mjaft e rëndësishme për nxënësit dhe prindërit e këtij komuniteti.

Ministrja e Arsimit Nikolla garantoi se për vitin e ri shkollor, shkollat e pakicave kombëtare do të kenë mundësinë e një komunikimi tjetër, për të ndjerë më nga afër një situatë të re, përsa i përket cilësisë së teksteve, por edhe përmirësimit të mësimdhënies.

Gjithashtu, znj. Nikolla tha se edhe shkollat e pakicave kombëtarë në qarqet e Gjirokastrës, Sarandës, komunitetit maqedonas do të kenë një mundësi të re, jo vetëm në tekstet, por edhe në këndvështrime të reja, mbi të cilat ne po punojmë shumë. Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, shprehu shqetësimin e tij për këtë situatë, e cila sipas tij është papranueshme për një vend që synon të bëhet anëtar i BE.  

Top Channel