Autoriteti i Mediave Audiovizive pritet të dalë nga ngërçi në të cilin
ndodhet që prej vitit 2012. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir
Xhafa, pas një diskutimi të gjatë mbi amendamentin e propozuar nga
nenkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza tha se kater vendet
vakante të Autoritetit të Medias Audiovizive, duhet të plotësohen.

“Sot kemi një iniciativë ligjore për të cilën nuk ka pengesa kushtetuese ligjore. Kemi edhe një fakt real të pranuar në këtë Komision që ka katër vende vakante në AMA. I mbetet Komisionit përgjegjës që të procedojë edhe për nismën edhe për vakancën”, tha deputeti Fatmir Xhafa.

Por çfare parashikon amendamenti i deputetit Peza per nenin 134, i cili bie ndesh me nenin 9 te Ligjit te Mediave Audiovizive, i cili eshte hartuar nen ekspertizen e nderkombetareve. Deputetja Vasilika Hysi ka sqaruar se neni 134, e vendos AMA-n ne nje situate te papershtashme, pasi lejohet te qendrojne ne detyre, anetaret e zgjedhur me ligjin e ri.

“Në fakt ky nen na rezulton i pazbatueshëm në praktikë, sepse sot që ne flasim AMA është me përbërje jo të plotë. Ka vetëm tre anëtarë. Gjithashtu edhe këta anëtarë janë të zgjedhur dhe procedurat e të cilit janë miratuar 15 vite më parë. Sot AMA është një institucion që ndodhet në një ngërç dhe në pamundësi për të marrë vendime, sepse nga 7 anëtarë, tre i ka mbaruar mandati, por edhe kryetares së AMA-s i ka mbaruar mandati i te qenurit anëtar. Pra, kryetari e ushtron mandatin në detyrë pa qenë anëtar i AMA-s dhe tre anëtarët e AMA-s kanë mbaruar mandatin që kanë patur”, tha Vasili.

“Ndërhyrja ka të bëjë pikërisht me atë nen që ka krijuar këtë pasojë dhe vetëm korrigjimi i kësaj dispozite mund ta rikthejë ligjin për ta bërë të zbatueshëm në tërësinë e tij dhe ta bëjë institucionin të funksioniojë në binarët e tij dhe të marrë vendimet që i takojnë”, tha Peza.

“Pasi të kemi mbyllur procesin e konsultimit me ekspertët vijmë këtu dhe pastaj e kalojmë në seancë plenare”, tha deputeti demokrat Eduard Halimi.

Por, ndersa deputetet kane rene dakort qe ky amendim te kaloje ne Parlament pasi te merret ekspertiza e nderkombetareve, deputetet e opozites kane akuzar se po cenohen institucionet e pavarura.

“Me deputetët e Parlamentit Europian kemi ngritur shqetësimin për ndalimin e sulmeve eventuale ndaj institucioneve të pavarura, përfshi edhe institucionin e AMA-s. Na është thënë atëherë se sulmet janë imagjinare dhe deputetët europianë na mirëkuptuan kur ne i paraqitëm me shqetësimin tonë”, tha Halimi.

“Nëse kemi një AMA që ka vetëm tre anëtarë, një kryetare të zgjedhur në mënyrë abuzive, atëherë nëse jemi këtu dhe bëjmë debat për të vazhduar një institucion fiktiv nuk kemi përse e mbështesim”, tha deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Shqiperia eshte e detyruar qe ne 30 qershor te 2015 te perfundoje edhe procesin e dixhitalizimit, ne te kundert do te kete penalizime, ndaj perzgjedhja e anterave te AMA-s, sipas ligjit te ri eshte nje domosodoshmëri, ka theksuar, nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza.

Top Channel