Megan Fox, nënë për herë të dytë

14/02/2014 00:00

Megan Fox është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja ka sjellë në jetë të martën sërish një djalë.

Protagonistja e ‘Transformers’ është e martuar me aktorin Brian Austin Green, me të cilin është njohur që në vitin 2004, por vetëm 6 vite më vonë shkëmbyen unazat.

Fëmija i parë i çiftit ka lindur në shtator të vitit 2012.

Top Channel