Ndonëse vetëm 8-muajshe, e bija e Kim Kardashian dhe Kanye West ka parë shumë vende të botës, për shkak të angazhimeve të prindërve të saj.

Northwest u rikthye të udhëtonte së bashku me nënën e saj të famshme në ditën e Shën Valentinit, ku u fotografua duke kaluar kontrollet doganore në aeroportin e Los Anxhelosit.

Foshnja, e quajtur shkurtimisht Nori, tregoi se ishte rritur shumë që prej herës së fundit që ishte shfaqur në publik me nënën e saj.

Ndërkohë, Kim dhe Kanye u detyruan që të festonin të ndarë këtë ditë të dashurisë, për shkak të impenjimeve të tyre profesionale.

Top Channel