Sfilata e modës me materialet e riciklueshme

12/02/2014 00:00

Sfilate mode me letra, qese dhe materiale të riciklueshme për të sensibilizuar në mbojtjen e ambientit.

Nisma është një iniciativë e “Let’s do it Word”, për të mbështetur lëvizjen botërore në mbajtjen pastër të mjedisit.

Aktiviteti mbarëbotëror, këtë vit u zhvillua në Kosove, duke prezantuar shumë veshje dhe stiliste të reja, të cilat mblodhën për eventin materiale të riciklueshme nga me të pazakontat.

Studentët e dizajnit të modës përdorën materiale të rëndomta, të cilat ishin destinuar të hidheshin pa patur ndonje funksion.

Ndërtuan me to veshje të ndryshme dhe më pas i ekspozuan në sfilatën e mbrëmjes gala të aktivitetit përmbyllës.

Të rinjtë nuk u mjaftuan me kaq, ata realizuan gjithashtu skenografine dhe disa instalacione artistike të ekspozuara.

Në event ishin të ftuar përfaqësues nga 120 shtete, gjë që shërbeu dhe per një promovim të shtetit më të ri të Europës.

Top Channel