Nevoja e Beyonce për adrenalinë

12/02/2014 17:05

Beyonce ndau nëpërmjet fansave të saj të “Instagramit”, ditën e mërkurë, nevojën e saj të parreshtur për adrenalinë.

Këngëtarja, e cila të hënën u fotografua me bashkëshortin Jay Z. duke parë një ndeshje të NBA-së, postoi disa foto, në të cilat shfaqej duke u hedhur në ujë nga bordi i një jahti.

Ishte Jay Z. që kishte fotografuar këngëtaren, ndërsa ai qëndronte në ujë dhe Beyonce hidhej nga lart.

Njëkohësisht, 32-vjeçarja postoi edhe disa imazhe të saj duke u argëtuar, në një Park Lojrash, në disa prej makinerive më ekstreme të pranishme.

Top Channel