Kristen Stewart: S’i kontrolloj dot ndjenjat

11/02/2014 00:00

Pas romancave me Robert Pattinson dhe me regjisorin Rupert Sanders,
aktorja 23-vjeçare Kristen Stewart është shfaqur fare pak në publik,
madje duke u treguar edhe shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Por në ditët e fundit ajo është hapur për revistën “Marie Claire”, që në numrin e muajit mars do të publikojë intervistën me Stewart, ku aktorja tregon për ndjenjat dhe dëshirat e saj kur bie në dashuri.

“Njeriu nuk e di se me kë do të bjerë në dashuri. Thjesht nuk e di dhe nuk e kontrollon dot ndjenjën. Disa njerëz kanë prirje të tipit ‘këtë po kërkoja, këtë do të zgjedh’, por unë kam versionin tim. Unë nuk ushtroj presion ndaj vetes”, ka treguar Kristen.

“Nëse bie në dashuri me dikë, atëherë dëshiron ta zotërosh partnerin. Por përse ndodh kjo? Sepse njeriu dëshiron që tjetri të jetë ai që dashuron”, është shprehur ylli i sagës “Twilight”.

Deklaratat e saj të fundit për humbjen e kontrollit kur përfshihet në një romancë duket se nuk po ndikojnë për ndjenjat që ajo kishte në vitin 2012, kur u zbulua lidhja me regjisorin e filmit “Snow White and The Huntsmen”, por me siguri sqarojnë veprimet e saj.

“Kjo mungesë kontrolli vuri në rrezik gjënë më të rëndësishme në jetën time, personin që dua dhe respektoj më shumë, Robin. Unë e dashuroj atë, më vjen keq”, ka thënë Stewart.

Top Channel