Çmimet më të shtrenjta në janar

10/02/2014 00:00

Çmimet me pakicë në janar ishin mesatarisht 1.7 për qind më të larta se e njëta periudhë e vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave njoftoi se ndikimin më të madh në inflacion e kanë patur çmimet e grupit të ushqimeve, të cilat janë shtrenjtuar me 2.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Po kështu rritje të çmimit ka patur edhe për duhanin me 12.7 për qind, por edhe për naftën dhe benzinën me 3.9 dhe 3.5 për qind, të shkaktuara nga rritja e taksave. Në grupet e tjera çmimet kanë vazhduar të bien.

Norma 1.7 për qind e inflacionit mbetet sërish poshte objektivit ligjor të Bankës Qendrore duke pasqyruar situatën e vështirë të ekonomisë dhe krizën e konsumit.   

Top Channel