Dekolteja e ekzagjeruar e Mariah Carey

09/02/2014 00:00

Mariah Carey i la të gjithë me gojë hapur kur u paraqit në skenën e Warner Theatre të Uashingtonit të shtunën në mbrëmje me një dekolte shumë të hapur.

Këngëtarja këndoi mbi piano në eventin BET Honors që u mbajt për të nderuar personalitetet afro-amerikane në muzikë, letërsi, spektakël, arsim etj.

Fustani i zi tregonte shumë dhe të jepte përshtypjen se nga momenti në moment 43-vjeçarja mund të bënte figurë të keqe duke pasur një incident ekspozimi edhe më të tepruar.

Në këtë mbrëmje u nderuan Aretha Franklin, Berry Gordy, Ice Cube, Ken Chenault dhe Carrie Mae Weems.

Top Channel