Tatimet, 14 miliardë lekë në janar

07/02/2014 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se ka arritur të grumbullojë 14.4 miliardë lekë të ardhura gjatë muajit janar.

Përmes një njoftimi për shtyp, Tatimet bëjnë të ditur se krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur me 7.6 për qind ose rreth 1 miliard lekë më shumë.

Sipas Tatimeve, rritjen më të madhe e kanë patur të ardhurat tatimore të cilat ishin 9.3 për qind më të larta, ndërsa kontributet e sigurimeve u rritën me 5.2 për qind. Administrata nuk e ka raportuar treguesin e janarit në raport me planin e këtij viti.

Por në buxhetin e shtetit qeveria ka planifikuar që këtë vit shtesa në të ardhurat të jetë rreth 12.5 për qind krahasuar me një vit më parë, gjysma e të cilave vjen nga rritja direkte e taksave mbi qytetarët dhe biznesin.

Top Channel