Ratajkowski rikthehet beqare

07/02/2014 17:20

Ajo fitoi një vëmendje botërore duke qenë protagonistja e një videoklipi provokues, “Blured Lines” që për shumë javë mbajti kreun e klasifikimeve muzikore botërore.

Dhe për kënaqësinë e shumë meshkujve kudo në botë, Emily Ratajkowski është rikthyer që të jetë beqare, pas ndarjes nga i dashuri i saj Andrew Dryden.

22-vjeçarja polake konfirmoi vetë këto zëra ndërsa ishte pjesëmarrëse në një studio televizive, gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të finales së “Superbowl”.

Një përfaqësuese e modeles vendosi që të mos përgjigjej në lidhje me kërkesën e mediave për shpjegime të mëtejshme, ndërsa biznesmeni Dryden tha: “Më vjen keq, nuk dua të flas për këtë”.

Top Channel