Transparenca e Behati Prinsloo

06/02/2014 00:00

Ajo është një nga modelet më të paguara në botë dhe Behati Prinsloo e
përforcoi reputacionin e saj të mërkurën, duke u shfaqur në një
eveniment me një fustan të zi dhe transparent, që tregonte më së miri
linjat e saj.

Në mbrëmjen gala në Cipriani Wall Street të Nju Jorkut, 24-vjeçarja tregoi trupin e saj të hollë dhe me transparencat e veshjes tërhoqi vëmendjen e fotografëve.

E pesta në dhjetëshen e ëngjëjve të Victoria’s Secret, bukuroshja nga Namibia ka nxjerrë në dukje edhe gjatësinë e saj, me një palë sandale me taka të zbukuruara me diamantë.

Behati, që është e lidhur me këngëtarin Adam Levine, i kishte flokët e verdhë të lëshuara pas koke, që shkonin me ngjyrën e hirtë të syve.

Behati dhe Adam e filluan lidhjen e tyre në maj 2012 dhe u ndanë një vit më vonë. Por në korrik të këtij viti, çifti u lidh sërish dhe shumë shpejt publikuan fejesën e tyre. Edhe pse nuk kanë publikuar ende datën e martesës, të dy janë shprehur shumë të entuziazmuar.

Top Channel