Mbështetje prodhimit dhe tregut

06/02/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma territoriale është kryeskema e
mbështetjes së bujqësisë, peshkimit dhe nxitjes së zhvillimit rural.

Në një takim për bujqësinë, Rama theksoi se Qeveria është e vendosur për të çuar përpara projektin e reformës territoriale.

“Të gjithë jemi në një mendje që duhet një reforme territoriale dhe kjo reformë në këndvështrimin tonë nuk është thjesht një ndarje e re administrative, nuk është thjesht një shkurtim i domosdoshëm i shpenzimeve të kota, por është mundësia për kushte të reja të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, është mundësia për t’i dhënë vetes një aftësi të re në mirëtrajtimin e burimeve të jetes, duke filluar nga uji, duke vazhduar me token, duke shkuar me tej me te gjithe pasurite natyrore, qe jane dhe baza e punes dhe te ardhurave ne sektorin e bujqësisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se një territor që imponon fagmentimin e administrimt te sistemeve te ujit, transportit, te mbledhjes se mbeturinave, te sistemeve te planifikimit dhe financimit te aktiviteteve në hapësiren rurale eshte ne vetvete nje baze e pafavorshme per çdo politike zhvillimi rajon dhe kombetar.

“Për këtë arsye njësitë e reja administrative na krijojnë një instrument te ri per te maksimalizuar gjithe ndihmen e huaj apo te gjitha financimet alternative perpos financimeve nga buxheti i shtetit. Kur flasim per zhvillimin rural reforma territoriale na krijon nje hapesire te re administrative për tregjet bujqesore dhe na jep mundesine qe te integrojme brenda mundesive nje zinxhir nga parcela ne fshat, tek tregu ne qytet. Reforma territoriale është kryeskema e mbështetjes së bujqësisë, peshkimit dhe nxitjes së zhvillimit rural”, tha Rama.

Ndërkohë shefi i Qeverisë theksoi se masa e përfitimit për shoqëritë e produkteve bujqësore është rritur me 40 për qind, ndërsa është riformatuar tërësisht sistemi i skemës së mbështetjes për bujqësinë.

“Kemi përpara sfida të mëdha, duhet t’i përgjigjemi gjendjes së vështirë ku e kemi gjetur fshatin, që ka nevojë për ndihmë ekonomike të menjëhershme”, tha Rama.

Top Channel