Fasonët kërkojnë mbështetje

06/02/2014 00:00

Sipërmarrësit fasonë i kanë paraqitur qeverisë një paketë me 34 pika, përmes së cilës kërkojnë mbështetje për biznesin e tyre me qëllim nxitjen e eksportit.

Në tryezën e përbashkët për diskutimin e kësaj pakete, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj tha se qeveria është e gatshme të plotësojë kërkesat e sipërmarrësve për uljen e qirave për asetet që do të përdoren prej tyre dhe rimbursimin automatik të TVSH-së.

“Këshilli i Ministrave ka kaluar një ndryshim në vendimin e procedurave të dhënies me qira të aseteve shtetërore, duke e ulur për manifakturat, për industrinë prodhuese, qoftë të veshjes, qoftë të këpucëve, qoftë të llojeve të tjera, e ka ulur vlerën e qirasë me 1 euro për vit për ato asete që ju keni marrë, apo që do të merren nga investitorë vendas apo investitorë të huaj”, tha ministri Ahmetaj.

Përfaqësuesit e fasonëve i kërkuan ministrit Ahmetaj heqjen e listës që cakton makineritë dhe pajisjet që importohen me ‘TVSH zero’ duke e cilësuar atë si klienteliste dhe bllokuese sa i përket ripërtëritjes teknologjike të biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA