E mrekullueshmja Doutzen shtatzanë

06/02/2014 16:20

Doutzen Kroes është shtatzanë me fëmijën e saj të dytë, konfirmoi modelja e “Victoria’s Secret” ditën e enjte.

29-vjeçarja dha lajmin e gëzuar në adresën e saj në rrjetin shoqëror “Instagram”.

Së bashku me statusin, holandezja postoi edhe një foto nudo, në të cilën në mënyrë krenare mbulonte barkun e saj, që ende duhet të fryhet.

Holandezja është e martuar me një DJ, Sunnery James dhe ka aktualisht një djalë 3-vjeçar të quajtur Phyllon.

Top Channel