Doganat: Tejkaluam edhe janarin

05/02/2014 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur të tejkalojë planin e rritur të të ardhurave edhe për muajin janar.

Përmes një njoftimi zyrtar, doganat bënë të ditur se gjatë këtij muaji, kanë arkëtuar 9 miliardë e 174 miionë lekë të ardhura nga 9 miliardë që ishte plani i vendosur nga Qeveria.

Sipas doganave, tejkalimi me 2 për qind i planit vjen pavarësisht impaktit që prodhoi në muajin dhjetor paketa e re fiskale, ku pati një rritje të fortë të zhdoganimeve për karburantet dhe cigaret. Zyrtarët e doganave thonë se të njëjtin trend presin edhe për muajt e ardhshëm në mbledhjen e të ardhurave.

Top Channel