Shkëmbimet tregtare me Bosnjen

04/02/2014 00:00

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës janë të ulta, pavarësisht pozicionit të afërt gjeografik të dy vendeve.

Kjo ka sjellë në Tiranë ministrin boshnjak të Bujqësisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të Bosnje-Hercegovinës. Në takimin me ministrin Panariti u bisedua për bashkëpunimin në këtë fushë.

“Arsyeja përse ministri është bashkë me një grup biznesmenësh është edhe tregues i interesit në rritje të bizneseve të Bosnje-Hercegovinës për të importuar sasira të konsiderueshme të perimeve dhe frutave të freskëta nga Shqipëria”, tha ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Bizneset boshnjake do të takohen me fermerë në zonën e Fierit me të cilët synojnë të lidhin kontrata për importin e prodhimeve bujqësore shqiptare. Ndërsa siguroi ministrin Panariti se produktet shqiptare do të mbështeten, nga ana tjetër ministri boshnjak kërkoi nga pala shqiptare që produktet boshnjake të mos diskriminohen.

“Dy vendet tona jane gati fqinj, jemi kaq afër por kemi patur jashtëzakonisht shumë pak bashkëpunim. Ne tregun shqiptar prodhimet nga Bosnje-Hercegovina deri me tani kane patur veshtiresi dhe jane diskriminuar, gje e cila ka sjelle edhe shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, qe e kemi nenshkruar te gjithe bashke. Shpresojme qe ne te ardhmen kjo gje te mos ndodhe dhe prodhimet boshnjake te mos diskriminohen me”, tha Jerko Ivankoviç-Lijanoviç.

Ministri boshnjak i kërkoi palës shqiptare të rrisë importin e produkteve në të cilat Bosnje-Hercegovina ka avantazh krahasues si produket e mishit.

Pas takimit në Tiranë, dy ministrat ishin në Divjakë, ku krijimi i një tregu rajonal të përbashkët ka qenë synimi kryesor i kësaj vizite.

Brenda këtij viti, në Lushnje do të ngrihet një treg i madh për grumbullimin e prodhimeve vendase, sipas kushteve europiane.

Ministrat thanë se nga Shqipëria do të eksportohen fruta dhe perime, ndërsa nga Bosnja do të eksportohen prodhime blegtorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA