Ndërtimi i gazsjellësit TAP

04/02/2014 00:00

Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri ka mbledhur komisionin ndërinstitucional për gazsjellësin transadriatik. 

Duke e cilësuar si një projekt mjaft të rëndësishëm, kreu i energjisë ka kërkuar nga institucionet publike që të bashkërendojnë punën për të lehtësuar ndërtimin e gazsjellësit.

Zoti Gjiknuri bëri të ditur gjithashtu se qeveeria paralelisht po punon edhe për masterplanin e gazit, me qëllim që vendi të marrë përfitimet maksimale nga kjo vepër, e cila sipas tij do të gjenerojë mijëra vende pune.  

Gazsjellësi TAP, i cili pritet të përfundojë në vitin 2019 do të transportojë mbi 10 miliardë metër kub gaz në vit nga Azerbajxhani drejt tregut europian.

Top Channel