Darka romantike e Alba-Warren

04/02/2014 17:20

Jessica Alba dhe Cash Warren u fotografuan duke ecur përkrah njëri-tjetrit, si dy të dashuruar të çfarëdoshëm, në rrugët e Los Anxhelosit.

32-vjeçarja dhe Warren u fotografuan pas një darke romantike, që bashkëshortët prej gjashtë vitesh kishin vendosur të bënin larg fëmijëve të tyre.

Ndryshe nga sa mund të pritet prej dy personave të famshëm, Jess dhe i shoqi prenotuan një tryezë intime, në një restorant të vogël dhe familjar të qytetit.

Në veshjen modeste të çiftit, gjëja më e shtrenjtë ishte një çantë firme e Albës, me vlerë prej 700 dollarësh.

Top Channel