Të debatosh me policin rrugor është pothuajse e zakonshme. Kalove semaforin me të kuqe apo jeshile, ishe brenda normave të shpejtësise apo jo, e ngrite zërin ndaj efektivit të policisë apo e ngriti ai zërin ndaj teje.
Janë të shumta diskutimet mes policisë rrugore dhe drejtuesve të automjetit që shpesh përfundojne me një gjobë ose në rastin më të keq me shoqërimin e personit në komisariat.
Ka qene ky rasti i nje arrestimi gjate dites se shtune me motivacionin e kundershtimit te urdherit policor dhe me pas arrestimi tjeter ka ardhur pas nje aksidenti kur eshte konstatuar levizja pa lejen e drejtimit te automjetit.
Neni 242 i kodit penal sanksionon se mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Ne fakt, kodi penal percakton masen administrative, por nuk percakton se cilat jane limitet e normave te sjelljes si nga ana e drejtuesit te automjetit, ashtu edhe nga efektivi i policise rrugore?
Si veprohet ne rastet kur drejtuesi i automjetit thote se ka kaluar vijat e bardha me portokalli, polici thote se drejtuesi i automjetit ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar me te kuqe e ne fakt ne ate pike nuk ka nje kamera per te pare se cila nga palet ka te drejte?
Të gjitha këto pyetje, morën përgjigje ditën e hënë në “Pasdite” në “Top-Channel”.
Top Channel