Degradimi moral i Justin Bieber

03/02/2014 17:00

Degradimi i Justin Bieber duket se nuk ka më ndalim.

I arrestuar në muajin Janar për drejtimin e makinës nën efektin e drogës dhe alkoolit, 19-vjeçari nuk duket se i intereson aspak imazhi i tij publik.

Këngëtari, në telashe me drejtësinë edhe sepse në vilën e tij u gjet një sasi e madhe droge, u fotografua së bashku me mikun e tij Khalil Sharieff, duke u argëtuar me trupin gjysmë të zhveshur të një striptisteje.

Fotoja u realizua gjatë një feste private të bërë në një studio regjistrimi në Los Anxhelos, për kënaqësinë e Bieber dhe disa miqve të tij të ngushtë.

Top Channel