Ndërron jetë aktori Philip Seymour Hoffman, 46 vjeç

02/02/2014 00:00

Aktori amerikan Philip Seymour Hoffman është gjetur i vdekur në apartamenti e tij në Manhattan, të New York.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga portali i së përditshmes “Wall
Street Journal”. Hoffman fitoi çmimin Oskar, si aktori më i mirë në
vitin 2006, për filmin “Kapotat”.

Sipas policisë, aktori dyshohet të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një overdoze. Në të shkuarën ai kishte pranuar të kishte pasur probleme me drogën dhe vitin e kaluar u shtrua në spital, pasi kishte abuzuar me heroinën.

I lindur në Fairport, në shtetin e New York, aktori 46-vjeçar ka marrë edhe tre nominime për çmimin Oskar, si aktori më i mirë jo-protagonist. Në vitin 2012, në Festivalin e Venecias, fitoi kupën “Volpi”, si aktori më i mirë, së bashku me Joaquin Rafael Phoenix, për filmin “The Master”.

Ai ka qenë i fejuar për një kohë të gjatë me Mimi O’Donnell dhe kishte tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

Top Channel