“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave
Dylan Farrow, vajza natyrale e Mia Farrow dhe e adoptuar e Woody Allen foli për herë të parë publikisht mbi akuzat e hedhura ndaj regjisorit të famshëm për abuzim seksual.
Në një letër të hapur të publikuar në “New York Times” Dylan, vajza e aktores Mia Farrow rrëfen për herë të parë versionin e saj të ngjarjeve që datojnë që në fillim të viteve ’90, kur ajo ishte vetëm 7 vjeç.
“Ai më tha të heshtja dhe të vazhdoja të luaja me lodrat e mia në kohën që më abuzonte. Më thoshte që ky ishte sekreti ynë, që do më merrte me vete në Paris dhe që unë do isha e famshme në filmat e tij”, shkruan ndër të tjera Dylan.
Në vitin 1992 Mia Farrow i dha fund lidhjes së saj me Woody Allen pas rrëfimit të vajzës së saj. Një vit më vonë akuzat u bënë publike, por Allen asnjëherë nuk u mor në pyetje dhe asnjë gjyq nuk u zhvillua për këtë cështje.
Sot, kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet, Dylan hedh gjithashtu akuza ndaj Hollywood-it që sipas saj, mbylli njërin sy dhe vazhdoi të promovojë Allen.
Top Channel