Beyonce pushoi nga puna manaxherin e saj për t’i lënë dorë të lirë bashkë-manaxhimit të karrierës me bashkëshortin, Jay Z.

Sipas mediave amerikane këngëtarja 32-vjeçari shkarkoi manaxherin e saj të përgjithshëm, Faisal Durrani, që shndërrohet në emrin e fundit të shkarkuar prej saj.

Mësohet se Jay Z, vec bashkëshortit tashmë do të bëjë edhe rolin e manaxherit. Në fakt burime pranë çiftit thonë se prej vitesh këngëtari dhe producenti 44-vjeçar është një manaxher jozyrtar i bashkëshortes dhe aftësitë manaxhuese i ka treguar edhe në “Mrs Carter Shoë World Tour”.

Beyonce njihet për ndërrimin shkarkimet e shpeshta të manaxherëve të saj, në vitin 2011 32-vjeçarja shkoi deri atje sa shkarkoi edhe të atin, Matthew Knowless pas 21 vitesh punë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta