Sekreti i madh i Merle Oberon

01/02/2014 00:00

Konsiderohet si njëra prej protagonisteve të ‘epokës së artë’ të Hollywood-it dukë u bërë e famshme sidomos me rolin e saj dhe me puthjen e Laurence Olivier në filmin “Wuthering Heights”.

Ikona e bukurisë hollivudiane, Merle Oberon mori me vetë në varr një sekret të madh; misterin e jetës së saj.

Gjatë gjithë jetës ajo thoshte se kishte lindur në Tasmania dhe më pas kishte lëvizur në Indi së bashku me gjyshërit e saj aristokratë. Sipas versionit të saj, babai, një oficer britanik, vdiq në një incident në gjueti, ndërsa nëna e saj ishte Charlotte Selby.

Por së fundmi, një projekt i “British Library” gjeti të dhëna që zbulojnë se Merle Oberon, e lindur me emrin Estelle Merle Thompson, ishte fëmijë e një inçesti. Sipas këtyre të dhënave, Merle ka lindur në vitin 1911 në Mumbai. Emri i nënës në dokumentat e kohës është regjistruar si Constanca, që në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç dhe atësia Arthur Thompson. Constanca ishte e bija e Charlotte Selby dhe Arthur Thompson, i cili nuk ishte një oficer i ushtrisë britanike, por një inxhinier hekurudhash që punonte në atë kohë në Indi.

Charlotte ishte rreth 26 vjeç kur Constance lindi Merle-n. Ajo mori mbesën dhe e rriti si fëmijën e saj dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, Merle besonte se Constance ishte e motra e saj, jo nëna sic ishte në të vërtetë.

Constance u martua më vonë dhe lindi 4 fëmijë të tjerë, Edna, Douglas, Harry dhe Stanislaus. Të katër ata u rritën me besimin se Merle ishte tezja e tyre, jo e motra. I pari që zbuloi sekretin ishte Harry që menjëherë kërkoi të takohej me Merle, por aktorja që prej këtij momenti e refuzoi përballjen me të.

Merle Oberon vdiq në vitin 1979. Ajo u bë e famshme për rolet e saj në filmat hollivudianë dhe britanikë në vitet 1930 dhe 1940. U kandidua për cmimin “Oscar” për rolin në filmin “The Dark Angel” në vitin 1935, ndërsa kulmin e karrierës e arrin me “Wuthering Heights” të vitit 1939.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA