Nora kush? Kerr fiton betejën me aktoren franceze

01/02/2014 00:00

Lajmi i romancës mes Orlando Bloom dhe aktores franceze Nora Arnezeder pushtoi revistat gossip këtë fundjavë…dhe Miranda Kerr ose nuk i ka lexuar ato, ose ka mbyllur njërin sy dhe vazhdon rrugën e saj.

Modelja australiane u fotografua në rrugët e Nju Jorkut duke treguar edhe njëherë se përse është emri më i lakuar në industrinë e modës. Me një triko të zezë, pallto po të zezë dhe një fund të zi gjithashtu, pavarësisht temperaturave minimale në Nju Jork, 30-vjeçarja fitoi betejën me rivalen e saj në distancë, Nora Arnezeder.

Top Channel