“Më në fund të lirë”

01/02/2014 00:00

Në një takim mes shkrimtarësh u diskutua mbi botimin e fundit të Uran Butkës: “Më në fund të lirë”. Kësaj here historiani dhe shkrimtari paraqit për publikun një libër me tregime.

“Është vëllimi im i pestë me tregime, ku përmes ndjesive të mia, të vuajtjes dhe luftës për t’u përballur me të, kam arritur të jap jetën e këtij populli dhe kombit përmes rrëfimeve artistike”, rrëfen Butka.

Kolegët japin mendimet e tyre mbi botimin e tij. “Urani sjell një mënyrë proçedimi shumë interesante: të vërtetën letrare e kërkon brenda vetes. Kjo do të thotë që atë që shkruan ai e ka përjetuar vetë, direkt, përmes kontakteve me njerëzit ose historinë”, tregon shkrimtari Teodor Laço.

“Materia e tregimeve të Butkës duket në vështrim fare e thjeshtë, e përfytyrueshme në përjetim, prandaj tregimet e tij të mbeten në mendje”, thotë më tej shkrimtari tjetër Agron Tufa.

Uran Butka ka botuar një sërë veprash, kryesisht mbi ngjarje të historisë së Shqipërisë dhe personazhe të saj, mes të tjerash: “Mukja-shans i bashkimit”, “Masakra e Tivarit”, “Dritëhije të historisë” dhe “Miti i Haxhi Qamilit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta